Një person i pajetë ka dalë nga rrënojat e hotel Mira Mares në zonën e Plazhit në Durrës.
Ndërkohë, kanë humbur jetën edhe 6 persona të tjerë, ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, pas shembjes së pallateve në Thumanë e Durrës.
Në Durrës rezultojnë 4 viktima, në Thumanë 2 viktima, ndërsa 1 viktimë është shënuar në Kurbin, ku sipas njoftimeve zyrtare ky i fundit nga paniku është hedhur nga ballkoni i banesës.
Identiteti i viktimave nuk dihet ende.





