Një 58-vjeçar rezulton i zhdukur që prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradecit. Bëhet fjalë për një peshkatar me iniciale D.M, banues në fshatin Memëlisht.
Familjarët thonë se ai doli me varkë orët e para të mëngjesit për të peshkuar në liqen, por nuk është kthyer ende në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Kufitare kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e tij.





