Autopsia e kryer mbi trupin e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, ka konfirmuar se ajo u godit tre herë me thikë nga i dashuri i saj, Mark Antony Samson. Sipas mediave italiane, pas debatit mes tyre, 41-vjeçari filipinas e sulmoi të renë, duke i shkaktuar plagë fatale që çuan në humbjen e jetës për shkak të hemorragjisë.
Pas krimit, Samson mbajti trupin e Ilarias në apartamentin e tij për rreth 20 orë, duke ngritur dyshime nëse familjarët e tij mund të kenë qenë në dijeni ose bashkëpunëtorë në ngjarje. Më pas, ai e vendosi trupin e saj në një valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës. Për disa ditë, ai dërgonte mesazhe nga telefoni i Ilarias dhe postonte në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët.
Pasi u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia italiane, Samson pranoi krimin. Autoritetet po hetojnë më tej për të zbuluar nëse kishte ndihmës të tjerë në këtë ngjarje tragjike.