13korrik 2015 – Në Spille dalin peshkaqenë. Një prej tyre, ende këlysh, u kap nga disa pushues ditën e sotme. Ata e kanë gjetur disa metra nga bregu dhe kanë bërë fotografi, duke i hedhur në rrjete sociale, siç raporton Java. Specialistët thonë se peshkaqeni mëmë afrohet drejt brigjeve, për shkak të ujit të ngrohtë, për të lindur këlyshët. Mendohet se një prej tyre është dhe ai i gjetur në plazhin e Spillesë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





