Përmes një promoje në Instagram me mbishkrimin “Le të fillojnë lojërat”, Arbana Osmani më në fund konfirmoi se do të jetë prezantuesja e “Ferma VIP” në Vizion Plus dhe Tring.
Për vite të tëra, ajo ishte ikona e “Big Brother” në Top Channel, ndërsa kjo është hera e parë në karrierë që kalon në një logo tjetër televizive.
Gjatë kësaj kohe, ajo mbajti vëmendjen e publikut me programin e saj “Mirëmbrëma yje” në YouTube.
Ky rikthim në ekran vjen pas largimit nga “BBVA”, ku ajo pranoi hapur se pavarësisht shifrave të majme, donte vetëm që ai format të mbaronte një orë e më parë. “Ferma VIP” pritet të nisë në fund të muajit mars.





