Pas kthimit nga Amerika, këngëtari Robert Berisha qëndroi 14 ditë në izolim në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si rrjedhojë e masës së ndërmarrë ndaj përhapjes së koronavirusit. 

Ditën e djeshme, Berisha u nënshtrua testit për COVID-19, ndërsa ditën e sotme përmes një postimi në Instagram bëri me dije se ka rezultuar negativ.

Në “Instastory”, këngëtari publikoi statusin e ish-deputetit Berat Buzhala, i cili shkruante se këngëtari duhet të qëndrojë në karantinë, ndërsa bashkangjitur shkruan: “O Berat o vlla. Pse nuk tregojshe më herët, sot dola negative dhe jam në shtëpi.”