Ashtu siç u njoftua edhe më herët gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë, në sajë të masave ndaj koronavirusit është vendosur mbyllja e institucioneve arsimore në Shqipëri deri më 23 mars.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë urdhëron ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat publike dhe jo publike të vendit nga sot për një periudhë dy javore.

Për zbatimin e këtij urdhri të firmosur nga ministrja Besa Shahini, ngarkohet Sekretari i përgjithshëm në ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale Parauniversitar, Zyrat vendore të Arsimit Parauniversitar dhe institucionet arsimore.