ABC News ka publikuar pamjet ekskluzive të sherrit të ndodhur pak ditë në një lokal në Tiranë, që dyshohet se janë zanafilla e krimit që ndodhi mbrëmë në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.
Në pamje shihet se sherri ka nisur brenda një lokali disa ditë më parë, ku palët e përfshira konfliktohen me grushte dhe objekte rrethanore. Në momentin e sherrit, lokali ka qenë i populluar edhe nga klientë të tjerë.
Burimet bënë të ditur për ABC News se mbrëmë në lokalin ku ndodhi krimi, dy palët kërkuan të sqarohen pikërisht për konfliktin e mëparshëm. Por edhe aty situata degjeneroi në dhunë, deri në përdorimin e armëve të zjarrit.





