Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është parë dje në Gjakovë, duke drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Thaçi e Rama kanë thënë se takimi i tyre është miqësor. Por, zyrtarisht nuk dihen ende arsyet e këtij takimi.

Rama ka postuar mbrëmjen e djeshme një video nga restoranti ku ka drekuar me Thaçin. Mesa duket nga pamjet, ata kanë qenë në një takim kokë më kokë.

Rama e Thaçi takohen shumë shpesh për të koordinuar axhendën ndërshtetërore.