Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të BE, i cili iu bëri thirrje palëve politike për dialog për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Rama shkruan në Twitter se është plotësisht dakord me deklaratën e BE ndërsa shton se kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë.
"Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!"





