10shtator 2015 – Policia dhe Tatimet u zënë pritë makinave me bagëti se nuk kishin…faturë tatimore. Aksioni i qeverisë kundër informalitetit është shtrirë edhe tek tregtarët e deleve, duke i bllokuar ata mes Durrësit e Tiranës. Hetimi ka nisur në gjendje të lirë për 6 persona që delet i kishin pa faturë. Konkretisht:

1-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.B, vjeç 30, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin e rrugor Durrës-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 47 dele pa faturë tatimore.

2-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J.C, vjeç 23, banues në fshatin Samaticë, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 68 dele pa faturë tatimore.

3-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.A, vjeç 31, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Ford” me targë, duke transportuar 9 krerë bagëti, pa faturë tatimore.

4-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K.C, vjeç 47, banues në Samatic, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës -Tiranë, u kap me kamionin tip “Benz” me targë, duke transportuar 83 krerë bagëti, pa faturë tatimore. Neni 180 i Kodit Penal.

5-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L.C, vjeç 29, banues në fshatin Samatic, Berat, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Renault” me targë, duke transportuar 20 krerë bagëti, pa faturë tatimore.

6-Filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh.M, vjeç 54, banues në fshatin Dushk, Lushnjë, pasi dyshohet se në orën 03.30, në aksin rrugor Durrës Tiranë, u kap me kamionçinën tip “Benz” me targë, duke transportuar 60 krerë bagëti, pa faturë tatimore.

/portali DurresLajm/