Mesditën e sotme, në selinë e Partisë Demokratike kanë mbërritur përfaqësues të delegacionit të CSU, nga Landi i Bavarisë.
Zyrtarët gjermanë po zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ku fokusi i diskutimit ngelet kriza politike.
I pranishëm në takim është edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.
Kujtojmë se vendimi për çeljen apo jo të negociatave të Shqipërisë me BE do të jepet më 18 tetor.
Ndërkohë, Bundestagu gjerman ka dhënë votën pro me kushte për çeljen e negociatave.





