Kriza politike dhe mungesa e dialogut mes palëve në Shqipëri po ndiqet me interes edhe nga diplomatët e huaj si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut në këto momente po zhvillojnë një takim me shefin e qeverisë, ndërsa më herët ata patën takim edhe me Kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Ende nuk ka detaje për atë se çfarë është diskutuar mes palëve. Gjithashtu në orën 11:15 ky delegacion  ka planifikuar  takim me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci si dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 15:30 minuta.