DURRËS, 20 tetor 2014– Andrea Galli, gazetari i famshëm investigative i prestigjozes “Corriere della Sera” në një artikull të tij për Samitin e Milanos ASEAM, ku u mblodhën 53 kryetarë shtetesh e qeverish, përshkruan vështirësitë e mikpritësve italianë për të përballuar një takim të tillë. Kryesisht, gazetari u fokusua te vështirësitë e sigurisë së gjithë këtyre personave VIP, si edhe te kokëçarjet që kishin italianët për të plotësuar, kërkesat apo tekat e të ftuarëve. Kërkesat shkonin nga mania e kinezëve për të instaluar aparatura antipërgjim në dhomat e hotelit, apo te 25 veturat e delegacionit kinez, deri te Mariano Rajoy, Kryeministri spanjoll, që nuk mori pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti Napoletano në Pallatin mbretëror të Savojave, por shkoi në një gjellëtore, që të shqepej me gjellë tipike milaneze si psh. proshuta e markës “Culatello”.
Gazetari Gallo tallet në mënyrë të veçantë me delegacionet shqiptare dhe mongole. Delegacioni mongol nuk mori pjesë fare në darkën zyrtare të Presidentit Napoletano, sepse ishte shumë i zënë duke bërë pazar në dyqanet luksoze të Milanos. Ndërsa delegacioni i fryrë shqiptar (paguajnë taksapaguesit e varfër për këtë), sapo iu krijua mundësia ia mbathi për në Kazinonë e San Remos. Nga ky koment shkarazi i gazetarit Galli, kuptojmë se dobësia e politikanëve të majtë shqiptarë për kazinotë, nuk mbaroi me largimin e Nanos nga skena politike. Hobi për vesin e kumarit i paska rrënjët të forta në të majtën e politikës shqiptare!
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





