Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga Sali Berisha ka nisur procedurat për shkarkimit e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Kryetari i Komisionit që po drejton punimet e Kuvendit Kombëtar, Belind Këlliçi tha se do të votohet në fshehtësi propozimi i 7 deputetëve të PD dhe 15% të delegatëve për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetari i PD-së.
Prej disa minutash po zhvillohet procesi i votimit, ku edhe delegatët e Durrësit i janë drejtuar kutisë së votimit për të hedhur votën e tyre.
Mes tyre është edhe nënkryetari i PD Durrës, Neritan Golja, i cili siç duket edhe në foto, ngre dy gishtat lart, ndërsa hedh votën e tij në kuti.