3400 socialistë të Durrësit i drejtohen kutive të votimit, për zgjedhjen e 33 delegatëve në Kongres, që zhvillohet pas një muaji. Zgjedhjet brenda partisë kanë nisur që në mëngjes herët në qytetin e Durrësit, dhe socialistët kanë treguar interes të madh. Kreu i PS-së Alfred Mullaraj, deklaroi se është ruajtur barazia gjinore 50% në raportin burra-gra.
Po kështu, zgjedhjet po zhvillohen njëkohësisht në ish-njësitë e tjera vendore të Durrësit. Për në kongres lista e meshkujve prej 29 kandidaturash, ku do të dalin vetëm 11, kryesohet nga prefekti Roland Xhelilaj, më pas vijojnë Sotir Ngresi, Jurgen Zaza, Ardian Çela kreu i OSHEE-së, Alban Ramohitaj kreu i Këshillit bashkaik, Edison Konomi ish-deputet i PS-së etj.
Lista e femrave kryesohet nga Jolanda Mustafaraj kryetare e gruas socialiste në Durrës, vijon me Marinela Kërçukun, mjeken Nadire Kërtusha etj. Janë gjithsej 17 gra që kandidojnë për 12 kongresmene.
K.H.





