Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për vendimin e kryeministrit Edi Rama, i cili delegio kompetencat e tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj, Presidenti Meta tha se nuk mund të komentojë aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive.

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë”.