Qeveria meksikane planifikon të përdorë delfinët e trajnuar nga marina amerikane për të shpëtuar speciet detare më të rrezikuara në botë, derrat e detit.  

Ministri i ambientit, Rafael Pacchiano, tha se delfinët planifikohet të përdoren për të lokalizuar dhe mbledhur në vende të sigurta derrat e detit.

Si masë për shpëtimin e derrave të detit, Meksika ka ndaluar përgjithmonë rrjetat e peshkimit, të cilat fajësohen për rënien e numrit të tyre.

“BBC” tha se shkencëtarët mendojnë se më pak se 40 gjitarë janë ende gjallë në habitatin e tyre në Gjirin e Kalifornisë.

Pacchiano tha se projekti me delfinët do të nisë në muajin shtator.