Aktorja dhe moderatorja Delinda Disha, bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në televizionin MCN TV. Kjo ka të bëjë sepse ajo nuk është paguar dhe se kolegët e saj nuk kanë marrë rrogën që prej prillit.
”Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ “Xhadat” si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë që tashmë ish-kolegët e mi nuk kanë marrë rrogën që në muajin prill”.

Më pas ajo publikoi edhe foton e një punonjëseje, të cilën e akuzoi se nuk paguan punonjësit, duke shtuar se është turp që në vitin 2025, është turp të mbash peng punonjësit dhe t’i lësh me muaj të tërë pa paguar.