Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

“Lajm i mirë nga Prishtina, ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kosova drejt liberalizimit të vizave për në BE për popullin e saj”, ka shkruar kryediplomatja evropiane në Twitter.