Ka një lloj paralelizmi që po vihet re në të dyja partitë kryesore dhe fjala nuk është për ata që nxjerrin  ca steka me minifunde dhe as me grafikë deputetësh. Gjëja më e frikshme është të kritikosh PD-në në gazetë, pasi një tufë horrash që ndajnë lekë me drejtorët të “turren” nga pas me celular. Kanë mbaruar ca punë për vete, kanë ngrënë ca dreka dhe piaca e tyre është kaq për të marrë përsipër “friksimin” apo “joshjen” e gazetarëve.

Kam komunikuar gjithnjë hapur me lexuesin dhe do të vazhdoj ta bëjë një gjë të tillë. I kam parë ata jo si mburoja ime ndaj ca horrave dhe lapanjozëve që pasi ju dinë dashnorët e grave i mbajnë peng të kujdo partie qofshin. E kam bërë se detyrimi im është të komunikojë me ata që më shohin në këmbë çdo ditë rrugëve të Durrësit dhe jo me ata që fshihen pas xhamave të zinj të makinave që i kanë me lekë të vjedhura ose të pista. Kam mirëkuptuar cdo hallexhi kur më është futur mik se drejtoresha e ka mbajtur në punë, ose që drejtori kujtohet dhe e qeras me qofte. Nuk do ta gjejë kurrë mirëkuptimin me halabakët që më ndalin rrugës dhe i telefonojnë drejtorëve se po negociojnë për të mos i kritikuar në gazetë.

Ditën e martë, gazeta “Bulevard” ka qenë në shitje rekord dhe në orën 10.00 nuk kishte asnjë kopje në treg. Nuk i kishte mbledhur as Kilja as ajo e sigurimeve. Shumë qytetarë që mundësinë për të komunikuar ja dha Neës 24  dhe Bashkim Hoxha, nuk dolën rrugës as si rrugaçë, as si halabakë, as si të fortë po thjeshtë për ta lexuar atë që kishin dëgjuar. Për qytetarët kam respekt, pë rata që sillen me epitetet që thashë më sipër kam neveri, ndërsa për median dhe gazetarin kam admirim për kurajon për të qenë të të gjithëve si misionarë. Po gjëja më e frikshme është se nuk gjen dot njeri në PS qoftë dhe pa lekë për të denoncuar atë që po ndodh në Durrës. Kjo është aq e vërtetë saqë njerëzit kanë filluar të kërkojnë Gazmir Bizhgën  për të kompesuar dy “vemje” politike që po ti studiosh hollë hollë njëri i ngjan Telitetit dhe tjetri po prapë Telitit.

Njerëz të ardhur nga rruga dhe që ka shumë mundësi që mund të përfundojnë në parlament po me prespektivë po prapë rrugën. Fushata elektorale ka nisur jo zyrtarisht, po zyrtarisht kanë nisur kërcënimet, presionet, mashtrimet, heshtjet, përpjekjet dhe tentativat për të marrë pushtetin. Unë nuk pres të mbrohem nga dy vemje që së bashku me ata të PD-së bëjnë katër dhe më kujtojnë filmin “ata ishin katër” ku një zot e di se kush do ngeli në fund. Ajo që më shqetëson është fakti se po terrorizohem jo unë dhe fëmijët e mij, po jo më pak se katër mijë fëmijë që janë maturantë dhe që votojnë për herë të parë dhe servilat e PS-së që presin të marrin nesër pushtetin rendin pas konjukturave për të dhënë lajmin, për të denoncuar  abuzimet. Nuk dua të më mbrojë kreu i PS-së së Durrësit se edhe unë nuk kam për ta mbrojtur, madje kam për ta kritikuar po njësoj si këta në pushtet, po dua që atyre katër mijë të rinjëve ti dalin për zot jo lokalëve duke bërë plane se cfarë vendi do t kenë në listë apo cfarë posti do të marrin apo më keq se sa njerëz do të fusin në punë. Thjeshtë për të treguar se janë alternativë për shumicën.

Më ka dhembur shpirti kur një vajzë maturante që shtë në moshëne  vajzës sime, dridhej kur më tregonte se cfarë i bënin presion ca debile militante që quhen mësuese, po që nuk dijnë jo vetëm ku nuk kanë drejtorin po as burrin. Dridhej dhe lutej mes lotëve se mos e mernin vesh emrin e saj si informacion. Gjithsesi ajo pati shumë herë më kurajo se palo kryetarët kudo që janë dhe palo servilët që zihen në zyrat e Tiranës se kush çon më shumë informacion për të denoncuar  atë që po ndodh. Ajo vajza denoncoi. Pranoi të takonte një gazetar që ka bërë 230 seanca gjyqësore vetëm se nuk e ka treguar burimin. Ndërsa ata që kërkojnë votën dhe pas tij pushtetin, dridhen dhe po dridhen jo se janë djem të mirë, po se janë njerëz që nuk e dijnë se përse ndodhen aty.

E gjitha kjo e kishte bërë atë adoleshente të më pyeste se ku është kurajo që dy njerëz të panjohur i prishin mësimin, i bëjnë foto, i marrin nr e kartës së indentitetit dhe ata që duhet të reagojnë për të treguar këtë skandal kanë gjetur lokalet më luksoze për të bërë pazarin se  çfarë numri do të jenë në listë. E gjitha kjo ka një dilemë të madhe në këtë situatë nëse duhet të votojnë njerëzit PD-në apo PS-në. Kjo në fakt nuk është as recetë, por thjesht një akumulim i atyre që premtuan dhe i atyre që premtojnë. PD-ja ka degraduar në Durrës në një tufë çiliminjsh të cilët përvec se ca hajdutlliqëve dhe ca dashnorëve që do ti dalin kurshërira nesër,e ka mbyllur ciklin me turp, dhe jo vetëm me turp, por për të qenë të gatshëm për të pranuar ndëshkimin.

Kur nuk ka mbetur asnjë dyshim që PD-ja do të humbasë turpshëm në Durrës, ajo që me të drejtë durrsakët pyesin është se a duhet t’i japim votën PS-së dhe a është ajo alternativa që duhet t’i besojmë? Për fat të keq sot, duke qenë prej kaq vitesh gazetar konstatimi është se kurrë PS-ja nuk ka qenë më e heshtur dhe më e trembur se tani që i duhet për katër muaj të ndajë pushtetin. Shpesh gjërat bëhen të ndërlikuara dhe aq më shumë shpesh gjërat bëhen edhe të zgjidhshme, kur në mes hyn politika ose kur politika bën zgjidhje.PD-ja dhe përfaqësuesit e saj mes të cilëve edhe shumë të majtë që i janë bashkuar koalicionit e kanë kuptuar se ka ardhur koha për të ikur.Ikjet janë të trishtueshme, po kur vjen nga rruga dhe nuk përfundon në qeli ikjet janë të pranueshme.

Pjesa tjetër ka të bëjë me atë që është partia në opozitë dhe pret të bëjë rotacionin. Për t’u rikthyer edhe një herë te pyetja e fillimit: a duhet ti besohet kësaj PS-je në Durrës? Personalisht nuk do ta votoj sa të jetë jeta PS-në jo për nostalgji po për ata që di dhe kam bindjen se është një parti inegzistente. Për mendime të hedhura në treg më duhet të them konstatimin e fundit që shkon më shumë se sa dhimbje dhe mjerë ky popull që kërkon të largojë një pushtet horrësh dhe nuk ka besim se prapë mund t’i vijnë ca horra që kanë filluar të zihen për emra në listë. Më shumë se kurrë jam bindur dje se PS-ja është ajo vajza që është qytetare nga familja, që ka personalitetin e saj dhe nuk lejon që ta nëpërkëmb një mësuese  që dallohet vetëm për minifundin për ti shkelur edhe gjënë më të shtrenjtë që të jep demokracia: votën. Mu kujtua një batutë e Elvis Pupës këto ditë që tha se janë ca djem të pashëm, të gjatë, të dobët…po mos t’u rrejë mendja se nuk i le kush me shku dëm ato!

Artur Llana/ Gazeta “Bulevard”