Mbidhet shtabi i emergjencës në Durrës, prefekti Roland Nasto iu bën apel të gjithë banorëve: Na lajmëroni për të gjitha dëmet që keni pësuar!

Paraprakisht, burime nga Prefektura bënë me dije për “DurrësLajm”, se në Durrës janë dëmtuar dy banesa pranë tregut, njërës i janë shkaktuar dëme në çati, ndërsda tjetrës i janë thyer xhamat.

Grupet e emergjencës civile kanë dalë në terren për të bërë verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 5,1 ballë.

Epiqendra ishte fshati Hamallaj pranë Gjirit të Lalzit, në veri të Durrësit, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytet.

Prefekti iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pësuar dëme, që janë të lutur të lajmërojnë emergjencat civile.