ITALI– Një gjykatë në Itali dënoi të dielën katër persona për shembjen e një blloku konviktesh në tërmetin shkatërrimtar të Akuilës, në vitin 2009.
Tre prej tyre u shpallën fajtorë për neglizhencë në punën e rikonstruksionit, të kryer në vitin 2000, me pasojë vdekjen, ndërsa i katërti për mungesën e verifikimit të punimeve të dobëta të realizuara.
Fajtorët u dënuan secili me nga katër vjet heqje lirie për akuzën e parë dhe dy vjet e gjysmë për të dytën.
Shembja e godinës i kushtoi jetën tetë studentëve. Më shumë se 300 persona humbën jetën në tërmetin që goditi përpara katër vitesh qytetin antik me 70 mijë banorë, të vendosur në veri të Romës.
Megjithatë, familjarët e viktimave reaguan ashpër ndaj vendimit të gjykatës, të zhgënjyer nga dënimet e lehta dhe shpallja të pafajshëm e gjashtë të panderhurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje.