Ditën e enjte, në orën 11:00, një grup aktivistësh nga Japonia, Tajlanda, Kina dhe vende të tjera të Azisë do jenë pranë Bashkisë së Shijakut për të dhënë kontributin e tyre financiar dhe ekspertizë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur, 1 mijë të plagosur dhe dhjetëra familje të pastreha. 

Aktivistët janë nga vende që përballen me tërmete të fuqishme dhe mund të rrëfejnë historitë e tyre dhe mënyrat se si menaxhohet situata nga instancat shtetërore rast tërmeti. 

Grupi i aktivistëve nga vendet e Azisë do jetë në qytetin e Durrësit rreth orës 13:00 dhe në orën 15:00 në Qendren e Vullnetarëve për të prekurit nga tërmeti në Bubq që drejtohet nga Aulon Kalaja.