Nëse vuani nga diabeti dhe ndjeni pa pritur dhimbje të muskujve apo gjatë lëvizjes problemi mund të jenë tendinat tuaja.
Tendinat janë një masë fibrash të pasura me kolagjen të cilat lidhin muskujt me kockat dhe mundësojnë lëvizjen e gjymtyrëve. Dëmtimi apo lëndimi i tyre mund të sjellë dhimbje të mëdha të trupit dhe të shkaktojë vështirësi në lëvizje.
Këto dëmtime mund të vijnë si pasojë e traumave të jashtme gjatë aktiviteteve të përditëshme apo si pasojë e dobësimit nga ndonjë sëmundje.
Së fundmi mjekët shpjegojnë se sëmundje si diabeti mund të çojnë në dobësimin dhe shkatërrimin e kësaj mase fibrash. Duke marrë parasysh funksionin kryesor që tendinat kanë në lëvizjen e njeriut dëmtimi i tyre shkakton dhimbje të mëdha. Në këtë artikull ju tregohen se si diabeti mund të jetë shkaktar për këtë dhimbje dhe si mund të kujdeseni për të.
Diabeti dhe tendinat
Dëmtimi i tendinave nga diabeti i tipit 1 dhe 2 është një simptomë e përhapur e kësaj sëmundje. Tek njerëzit e prekur nga diabeti prodhohet me shumicë një substancë e quajtur glycation. Kjo substancë është një lloj proteine dhjamore që lëshohet në gjak. Megjithëse trupi arrin të prodhojë gjatë gjithë kohës një sasi të saj, kur përzihet me sheqerin e shtuar në gjak mund të jetë të dëmshme. Duke qënë se tendinat janë fibra me përbërje kolagjeni, kushtet që krijohen kur vuani nga diabeti arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre. Zakonisht ato do të trashen dhe nuk do të arrijnë të kryejnë si më parë funksionin e tyre duke shkaktuar dhimbje.
Për këtë arsye gjatë lëvizjes mund të përjetoni edhe dëmtimin e tyre. Disa nga pjesët e turpit ku do të ndjeni dhimbje i gjeni të listuara si më poshtë. Mpirja dhe dhimbja e shpatullës ndodh kur kapsula që rrethon tendinat dhe ligamenet fryhet. Dhimbja e krahëve shkaktohet kur dëmtimi i tendinave dhe rrethojnë kupën e krahëve lejon kockat të fërkohen me njëra tjetrën. Ngrirja e gishtave të dorës ndodh kur gishtat tuaj ngecin në një pozicion dhe kërcasin nëse i drejtoni. Kjo tregon që tendinat janë dëmtuar në atë zonë. Mpirja e gishtave të vegjël të dorës apo dobësimi i tyre shkaktohet për shkak të peshës apo presionit të madh që po ushtroni në të. Duke qënë tendinat të dëmtuara ju do të ndjeni dhimbje dhe shumë nga këto simptoma vazhdimisht.
Si t’a parandaloni
Një ndër mënyrat më të mira për t’a parandaluar diabetin është aktiviteti fizik. Ndonëse kjo mund të bëhet shumë e vështirë nëse keni dhimbje tendinash. Gjithsesi mbajtja nën kontroll e sëmundjes duke u kujdesur për ushqimin, duke marrë këshillat e mjekut është shumë e rëndësishme. Nëse arrini të ulni nivelin e sheqerit në gjak do të thotë që keni shpëtuar edhe tendinat tuaja.
Disa nga mënyrat më të mira për të qetësuar këtë dhimbje mund të jenë fizioterapia, ushtrimet e lehta, masazhet, kompresat me akull apo të nxehtat. Kujdesuni dhe konsultohuni gjithnjë me mjekun tuaj për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Kjo do t’ju dhurojë një jetesë më të mirë dhe të shëndetëshme./AgroWeb