Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato ka treguar se ka disa probleme fizike pas mbidozës së saj të drogës në vitin 2018, raporton CNN.

Gjatë një paraqitje të fundit në “Andy Cohen Live” të SiriusXM, këngëtarja dhe aktorja tha se nuk do e ndryshonte rrugëtimin e saj dhe nuk është penduar për asgjë.

‘Unë nuk do ta ndryshoja rrugën time sepse nuk jam penduar. Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, një, se isha e bukur, sepse nuk e besoja.

Dhe dy, do të doja që dikush të më kishte thënë se nëse ulesh vetëm me dhimbjen, ajo kalon,”-u shpreh Lovato.

“Unë kam dëmtim të shikimit dhe dëmtim të dëgjimit edhe sot e kësaj dite. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme. Sa herë që shikoj diçka, kam pika qorre në shikimin tim kur shikoj fytyrën tuaj.

Dhe kështu është një kujtesë e vazhdueshme për të qëndruar në rrugën e duhur sepse nuk dua që kjo të ndodhë më kurrë,”-tha ajo.

Si pasojë e këtyre problemeve aktorja tregoi se nuk e drejton më makinën.