Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, në një status të tij shprehet se Shqipëria është e kapur sërish nga komunizmi.
Ai thotë se ish-zyrtarë të lartë të diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin, ndërsa krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit.
Demiraj qëndroi në detyrë për gati dy muaj në bazë të marrëveshjes mes PS dhe PD duke drejtuar Ministrinë e Brendshme.
Statusi i plotë i Dritan Demirajt
Në një takim për nder të Muajit të Trashgimisë Latine, Presidenti Trump i përcolli komunitetit Kubanez vendosmërinë e SHBA-se për të luftuar komunizmin dhe mbështetur lirinë dhe Demokracinë në Kubë.
Shqipëria është e kapur sërish nga Komunizmi. Ish-Zyrtare te larte te diktaturës komuniste janë rikthyer me bekimin e Edi Ramës dhe drejtojnë shtetin.
Edi Rama "mban" yjet e Fidel Castros në xhaketë dhe u rikujton shqiptareve bunkeret dhe simbolet traumatizuese te rregjimit. Shqiptarët po ikin masivisht si në kohën e ambasadave dhe anijeve famëkeqe te vitit 1990. Krimi po terrorizon qytetet si dikur sigurimi i shtetit dhe "agjitacion propaganda".
Dhjetera mijera shqiptare u burgosen ne burgjet komuniste vetem pse donin lirine dhe ishin properendimore, nderkohe ambasadoret e shteteve perendimore heshtin.
DD. Washington DC.





