Me kërkesa jo vetëm politike, por më së shumti me karakter ekonomik e social, janë nisur drejt protestës së Tiranës demokratët e Durrësit.

Banorët, kryesisht nga zona informale, kanë pohuar se kushtet ekonomike e sociale, varfëria, mungesa e punës por edhe kushtet e jetesës janë bërë shkak për pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Ata thonë se do të protestojnë paqësisht duke përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes në trazira, por shprehen se kërkojnë nga Edi Rama dorëheqjen e tij.

Rreth 1500 protestues u nisën nga Durrësi me 30 autobuzë e furgonë, ndërsa një numër i madh i tyre kanë shkuar me makinat private.