Prej mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit për kreun e PDSH-së në qytetin e Durrësit. Janë 5200 demokratë në nivel rrethi, 2900 prej të cilëve në bashkinë Durrës, të rregjistuar si anëtarë të PD. Që prej mëngjesit në dy qendrat e votimit të hapura në pallatin e kulturës ka një interes të madh për të votuar nga demokratët e Durrësit, të cilët aktualshit po qëndrojnë në radhë për të votuar.
Dy janë kandidatët në garë, Lulzim Basha dhe Eduard Selami, të cilët kanë edhe mbështetësit e tyre në Durrës.
Procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ka asnjë kontestim nga ana e votuesve, të cilët shprehen se janë anëtarësuar në këtë parti që prej fillimit të proceseve demokratike ne vend.
Në procesin e votimit merr pjesë çdo anëtar I PD dhe kryetari zgjidhet me parimin “një anëtar, një votë”.
Nga opinionet e marra, votuesit e PD shprehen se i janë bashkuar procesit të votimit këtë herë më të motivuar se kurrë, me qëllim bashkimin e Partisë Demokratike.
Më herët, 177 anëtarë të degës së Partisë Demokratike të Durrësit kanë firmosur peticionin nëpërmjet të cilit kërkojnë ndërprerjen e garës për kryetar duke e konsideruar atë në shkelje të statutit të partisë.
Nënshkruesit e peticionit në Durrës e konsiderojnë procesin një farsë.
Në peticion thuhet se farsa, zgjedhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitarë dhe më e shumta në ndarje të partisë me pasoja të rënda për të djathtën.
Deri tani kutive të votimit i janë dejtuar anëtarët e thjeshtë të PD-së Durrës, ndërsa nuk janë parë ende të votojnë grupi mbështetës i Astrit Patozit, ish-deputetë e drejtues të institucioneve të drejtuara nga PD në qeverisjen e shkuar.
K.H.





