3150 anëtarë të PD-së Durrës nisën sot procesin e votimit nga ora 10:00 te pallati i kulturës “Aleksandër Moisiu”.

Anëtarësia eshte ftuar për të votuar emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.  Nga rreth 350 emra që u propozuan gjatë mbledhjeve të grupseksioneve nga baza e PD-së Durrës, komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve ka sjellë në bazë për votim 27 emrat e bërë publik një ditë më parë.

Kryetari i degës së PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, tha se procesi ka nisur në mënyrë shembullore dhe anëtarët e PD-së do të votojnë listën e propozuar me 27 emra.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, tha se ashtu si edhe në degët e tjera “po shohim një dyndje të anëtarëve tanë për të votuar”, ndërsa shtoi se ky është një proces që aplikohet për herë të parë në vendin tonë nga një parti politike. 

Mënyra e votimit do të jetë:

Anëtarët nëse kanë kundërshti mund të shënojnë X për kandidatin që NUK PREFEROJNË.

Çdo anëtar mund të kontestojë deri në 5 kandidatë.

Pas votimit ata që do të kenë më shumë vota NEGATIVE do të skualifikohen nga gara.

Emrat që do të mbesin do dërgohen në Tiranë për kualifikimin FINAL.

Nëse antarët preferojnë dhe nuk kanë kundërshti për asnjë nga përfaqesuesit e listës mund teë votojnë duke shënuar X në kuadratin e fundit BOSH në listë për miratimin e plotë të saj.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Votimi mbyllet sot në orën 18:00.

Lista e plotë e emrave të kandidatëve:

  • 1.ARDIAN MUKA
  • 2.ARJAN DEDEJ
  • 3.ARLIND  BOSHKU
  • 4.ARMAND TELITI
  • 5.ARTION BAJRAMAJ
  • 6.BLERINA REÇI (XHAKOLLI)
  • 7.DEJANA BURGIA
  • 8.EDLIRA DEVOLLI
  • 9.EDMOND HOXHA
  • 10.ERALD DERVISHI
  • 11.ERZEN LACI
  • 12.FATBARDHA KADIU
  • 13.FLORID SHAZIVARI
  • 14.GAZMEND OKETA
  • 15.IGLI CARA
  • 16.IVO JORGONI
  • 17.MANJOLA LUKU
  • 18.MERITA  DAKOVELLI CELA
  • 19.MIRELA SHALA
  • 20.NASILD ALIKAJ
  • 21.NERITAN GOLJA
  • 22.OERD BYLYKBASHI
  • 23.PELLUMB   BERISHA
  • 24.REDI MYSHKETA
  • 25.RISELDA KALIA
  • 26.SOKOL KAPIDANI
  • 27.XHORXH  ALEKSI