“Në Tiranë për të shembur qeverinë” me këtë moto janë nisur drejt Tiranës demokratët e Kavajës, pas dështimit të protestës së planifikuar aty, prej tyre në zgjedhjet e 7 majit.

Demokratët e Kavajës ishin karikuar mjaftueshëm politikisht që këtë fundjavë të mos lejonin zgjedhjet të zhvilloheshin për kreun e bashkisë, pasi PD nuk paraqiti asnjë kandidat.

Por asnjë prej demokratëve nuk e kishte menduar lëvizjen e Ramës për të tërhequr kandidatin socialist nga gara, e për pasojë edhe dështimin e protestës së demokratëve të Shqipërisë në këtë qytet.  

Por pas lëvizjes së Ramës demokratët e Kavajës janë të bindur se qeveria Rama duhet të rrëzohet, sepse opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ndiqni deklaratat e tyre në videon e mëposhtme.

K.H.