Demokratët korçarë kanë surprizuar ish-kryeministrin Sali Berisha në 77-vjetorin e tij të lindjes.

Sapo ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në sallën ku po mbahet ‘Foltorja’ në Korçë, demokratët dhe qytetarët e pranishëm i kanë uruar ish-kreut të qeverisë ditëlidnejn si dhe i kanë dhuruar buqeta me lule.

Sapo Berisha hyri në sallën e Kinemasë Millenium demokratët filluan të këndojnë këngën e ditëlindjes, “Shumë urime për ty!”

Ai fryu dhe qirinjtë para demokratëve dhe nuk i mbajti dot emocionet.