Tiranë, 13 qershor 2014 – Po ndodh diçka jo dhe aq e çuditshme në këtë periudhë anëtarësimesh në Partinë Demokratike.

Selia blu ka përgatitur teserën e re, e cila do shpërndahet edhe për demokratët e vjetër.

Por këta të fundit nuk e duan teserën për shkak se ajo ka firmën e Lulzim Bashës, shkruan “Tema”.

Ata preferojnë që të mbajnë teserën me firmën e ish- kryetarit të PD.

Edhe pse duket një detaj, ai shpjegon mënyrën se si po funksionon në bazë Partia Demokratike.

Së fundmi, ish- kryetari i PD, Sali Berisha, tha se Lulzim Basha po e drejton këtë parti ndryshe nga ai.

Edhe pse ai nuk specifikoi se çfarë do të thotë ndryshe, Berisha dukej i kënaqur nga puna e pasardhësit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/