Deputetët demokratë bëhen gardh para godinës së komisariatit numër 1 ku mbahen të arrestuar 5 persona për trazirat e djeshme, pas protestës së opozitës. Një prej tyre, Arben Hajdari, ka denoncuar nga ambientet e policisë se është dhunuar nga policia.
Nga dritarja e komisariatit ai foli për mediat, duke akuzuar policinë se e kanë keqtrajtuar gjatë shoqërimit dhe marrjes në pyetje. Hajdari vë gishtin mbi shefin e krimeve të komisariatit të Kamzës, i cili sipas tij e ka goditur.
Hajdari thotë se mbahet padrejtësisht në qeli pasi sipas tij nuk ka asnjë provë të vetme, filmike apo shkresore që të vërtetojë se ai ka qenë një protestues i dhunshëm. Nga ana tjetër, deputetët kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tyre.





