Itali, 26 prill 2014 – Policia arrestoi të premten Demokrat Cufallarnin, 35 vjeç pronar i firmës së transportit DBK me adresë Via Palermo,30 në Bolzano, në zonën gjermanofone të Italisë. Në banesën e tij u gjetën pas kontrollit 500 gramë kokainë e ambalazhuar gati për shitje. Policia sekuestroi edhe 1400 euro, që besohen se janë fryt i shitjes së drogës.
Policia e arrestoi menjëherë Demokratin duke e dërguar në burgun lokal të Bolzanos. E dashura e tij rumune Mihaela Florina Gealapu, 24 vjeçe, për të zhdukur provat e hodhi drogën nga ballkoni, kur policët shpëthyen derën e apartamentit. Ajo u la në arrest shtëpie, sepse kishte një fëmijë të vogël, vetëm 5 muajsh. Nuk është e qartë nëse Demokrati është babai i fëmijës apo jo.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





