Anëtari i orëve të para i Partisë Demokratike në degën e Durrësit, Shefki Çela ka votuar ditën e sotme në qendrën e votimit te Pallati i Kulturës për referendumin e shkarkimit të kryetarit aktual të kësaj force politike.

Demokrati shprehet se pas largimit të Berishës, kanë mbështetur Bashën si frymë të re, por sipas tij jo vetëm që nuk e solli në pushtet PD por e çoi pas.

Ai shpreht se për të mirën e Partisë Demokratike është që të largohen të dy, Berisha bashkë me Bashën.