Ka shkuar në 1500 lista e personave që kanë përfituar nga dëmshpërblimi, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.
Pas 1000 emrave të parë, bashkia e Tiranës ka publikuar edhe listën e re me 500 emrat e tjerë që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme që mund të riparohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.
Të premten, Këshilli Bashkiak miratoi listën me 3 mijë emrat e parë, ndërkohë që Veliaj siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet.





