Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Rama, të cilën e bën përgjegjëse për humbjen në gjyqin e Arbitrazhit për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku qeveria duhet t’i paguajë kompanisë greke “Aktor”, shumën prej 44 milionë eurosh.
Malaj shkruan në Facebook, se hajdutët e Rilindjes që po dalin një nga një në sipërfaqe nga gropa e zezë e korrupsionit duhet të përgjigjen edhe ligjërisht për babëzitë e tyre.
“”Nuk keni pare gje akoma” kercenoj Rama shqiptaret ne 2013 kur sapo u be kryeminister. Por gjobat e njepasnjeshme qindra milion euro/dollare jane prova se ne nuk kemi pare gje akoma se sa thelle dhe sa gjate do tju rendoje shqiptareve, korrupsioni dhe kapja e qeverise Rama, si qeveria me e paditur, me e pa pergjegjshme, arrogante dhe e babezitur. Hajdutet e Rilindjes qe po dalin nje nga nje ne siperfaqe nga gropa e zeze e korrupsionit duhet te pergjigjen edhe ligjerisht per babezite e tyre. Arbeni”





