Totenhemi ka dështuar të fitojë, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Evertonit në transfertë. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen te kjo ndeshje, nuk është rezultati, por një episod i ndodhur gjatë ndeshjes.
Në minutën e 79’ sulmuesi Heung-Min Son, ka shkaktuar një faull në dëm të mesfushorit kundërshtar, Andre Gomez. Pikërisht nga ndërhyrja e ashpër, ai i ka thyer këmbën e djathtë mesfushorit. Një dëmtim horror ky për lojtarin portugez, ndërkohë që edhe Son nuk i ka besuar syve për atë që kishte ndodhur.
Menjëherë sulmuesi korean u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Pavarësisht se mjekët arritën ta çonin këmbën në vend, fatkeqësisht nuk është shmangur ndërhyrja kirurgjikale dhe sot pritet që Gomes t’i nënshtrohet një operacioni.
Ai ka pësuar thyerje në këmbë dhe vetëm me operacion mund ta riaftësojë sërish, teksa pritet që të mungojë edhe për disa muaj.





