Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Celtas. Futbollisti uruguaian ka pasur një përplasje të fortë kokë më kokë me Gavi.
Dukej se gjithçka ishte në rregull me të, teksa u ngrit menjëherë dhe pas 15 metrave të përshkruara është rrëzuar në tokë.
Gjendja dukej shumë e rëndë dhe lojtarët e tjerë ishin të frikësuar për kalimin e gjuhës te Araujo.
Në fund ambulanca ka ndërhyrë për këtë dëmtim të rëndë duke e transferuar lojtarin menjëherë në spital, ndërsa në raportimet e para thuhet se Araujo është i ndërgjegjshëm dhe mund të komunikojë.





