Sevija u ndal vetëm në një barazim në ndeshjen ndaj Vijarealit, mbrëmjen e kaluar, por ajo që shqetëson më shumë andaluzianët është dëmtimi i tmerrshëm që pësoi mbrojtësi i tyre i majtë, Serxho Eskudero.

Në një dyluftim në ajër, ai ra shumë keq në tokë, dhe e gjithë pesha e trupit të tij rëndoi mbi krahun e tij të majtë.

Për një moment, lojtarët menduan se nuk kishte asgjë serioze, por tashmë atij do i duhet patjetër një operacion për t’u rikuperuar.