Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako e ka quajtur të papranueshme dhunën dhe shkatërrimin e dekorit festiv në sheshin “Liria” gjatë protestës së një nate më parë për vrasjen e Klodjan Rashës.
Në një postim në Facebook, Sako shkruan se Durrësi nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.
POSTIMI I PLOTË
Çdo njeri ka të drejtë të protestojë, por dhuna dhe shkatërrimi janë të papranueshme.
Qytetaria durrsake që është vlera më e fortë e Durrësit, nuk i ka përkrahur kurrë aktet vandale ndaj pronës publike dhe të mirës së përbashkët.
Qyteti është i të gjithëve dhe ne si çdo ditë jemi në shërbim të Durrësit dhe qytetarëve durrsakë.
Nga puna intensive për të rregulluar gjithçka që u shkatërrua nga vandalizmi.





