Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit, i është përgjigjur shqetësimit qytetar të ngritur nga DurrësLajm për çarjen e kryqëzimit rrugor tek pallati i sportit “Ramazan Njala” në qendër të Durrësit.
Prej ditësh, kryqëzimi rrugor ka mbetur në gjendje të keqe, pasi asfaltin e kanë zëvendësuar gropat dhe gungat në rrugë. Në një prononcim për DurrësLajm në lidhje me situiatën e krijuar, Dako tha se ishte ndërrmarrja e Ujësjellësit e cila ka kryer punimet për rrjetin e ujësjellësit dhe po ky institucion do të riparojë e të çojë në gjendjen e mëparshme rrugën.
Jo vetëm ky kryqëzim rrugor, por shumë kryqëzime të tjerë janë dëmtuar nga Entet Publike dhe kompanitë private, të cilat pasi kanë kryer investimin që ju shërben atyre, rrugët i lënë në mëshirë të fatit.
Rrugat në Durrës janë aset publik dhe ju takojnë të gjthë qytetarëve të Durrësit, të cilët paguajnë taksa që të kenë shërbim cilësor e rrugë të asfaltuara.
Bashkia e Durrësit duhet të ketë më shumë kërkesë llogarie ndaj këtyre kompanive dhe enteve publike, që pasi marrin leje e investojnë për të rritur të ardhurat e tyre dhe e kanë detyrim të kthejnë rrugët në gjendjen e mëparshme,
Pjesa më e madhe e rrugëve të Durrësit ngjajnë me ato të Sirisë, e cila është shkatërruar tërësisht nga bombardimet.
K.H.





