Të dëmtuara në pjesë të ndryshme të tyre, apo me shumë mbishkrime mbi shpinë. Shpesh ato dhunohen sapo vihen në hapësirat publike, siç është rasti i bustit të kolonelit holandez Lodewijk Thomson.
Po flasim për skulpturat e parkut në Durrës, të cilat nuk u shpëtojnë barbarisë së atyre që dëmtojnë çdo vepër arti që vendoset në qytet.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/03/01321e30-995b-4bb3-99a0-95d3c79d399c-1024x576.jpg)
Mungesa e kulturës qytetare duket se është shkaku kryesor pse këto vepra arti dëmtohen vazhdimisht, deklarojnë durrsakët për mikrofonin e “DurrësLajm”.
Shëtitorja “Taulantia” është hapësira publike ku janë vendosur pjesa më e konsiderueshme e skulpturave të parkut, ndërsa në vende të tjera prania e tyre lë mjaft për të dëshiruar.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2023/03/f92e2342-1d13-4c5e-bd35-967d582ff066-1024x576.jpg)
Skupturat e fundit që u vendosën në shëtitore janë ato të 4 këngëtarëve të famshëm të rokut botëror. Por prej muajsh tashmë, mes tyre mungon skulptura e Tina Turner, e dëmtuar muaj më parë.
Shpesh turistët që shkrepin foto pranë veprave të artit në hapësirat publike të Durrësit marrin me vete edhe gjurmët e barbarisë së personave të papërgjegjshëm.
M.B.