PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur “indinjatë të thellë për aktin vandal të dëmtimit të varrezave të komunitetit serb në Fushë Kosovë”. 

Në njoftimin nga kryeministria e Kosovës, theksohet se “ky sulm qyqar është një sulm kundër vlerave të traditës së qytetarëve të Kosovës për tolerancë, bashkëjetesë dhe respekt, që e kemi kultivuar gjatë gjithë historisë sonë”. 

Më tej kryeministri Thaçi thotë se “këto akte të ulëta janë të papranueshme për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë”. 

Ai ka kërkuar nga organet e rendit që kryesit e këtij akti vandal të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.