Në fshatin Belishovë të Mallakastrës varrezat dëmtohen sistematikisht. Megjithëse kjo ndodh prej shtatë vitesh personat nuk janë identifikuar.
Banorët thonë se problemin e kanë denoncuar në polici. Madje çështja sipas tyre ka përfunduar deri në Prokurori, por megjithkëtë nuk ka gjetur zgjidhje.
Rreth 50% e varreve në këto varreza sipas banorëve janë dëmtuar. Dëmi material sipas tyre është i papërfillshëm krahasuar me atë shpirtëror.
Qytetari: Dëmtimet, nuk i mbaj mend saktësisht. Por ka rreth 4-5 vite. Mua më janë dëmtuar 4 herë. Brenda 3 muajsh, janë thyer fotografitë dy herë. Kemi bërë ankesë në Policinë e Shtetit, e ka rekomanduar në Prokurorinë e Fierit dhe kam qenë dëshmitar. Më kanë pyetur nëse kam dyshime, por e kam mohuar.
Shefi i Mallakastrës, më ka thënë që është një fshatar me probleme mendore edhe më ka thënë se i ka deklaruar shefit që i ka thyer ai.
Nga ana ekonomike, nuk e qaj, 500-600 mijë të vjetra.
Kam ardhur para 20 ditëve, shikoj fotografitë e dëmtuara. Nga ana morale, shpirtërore, është e rëndë. Zgjidhja është nëse policia e shtetit, që ka detyrime ndaj rendit. Duhet të ketë një zgjidhje për ne.