Afro 30 varre janë dëmtuar nga persona ende të paidentifikuar në fshatin Kutal të bashkisë Përmet.

Dëmtimi i varreve është konstatuar nga disa banorë mëngjesin e së hënës. Banorët kanë konstatuar dëmtimin e fotove të njerëzve të tyre më të dashur që prehen në varrezat e këtij fshati. Menjëherë janë informuar organet policore të cilat po vijojnë hetimet për këtë incident.

Në komisariatin e Përmetit janë shoqëruar tre persona, një prej të cilëve i mitur, pasi dyshohen si autorë të këtij akti.

Nga ana  e tyre, banorët e Kutalit kërkojnë drejtësi prej autoriteteve për këto vepra vandale. Ky fenomen ripërsëritet në këtë fshat pas 2 vitesh ku edhet ka ndodhur i njëjti fenomen.