Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar ambientet e brendshme të Bashkisë së Pogradecit këtë të premte. Burime zyrtare të policisë thonë se nga të dhënat paraprake rezulton se nuk është vjedhur gjë, por vetëm janë dëmtuar dyert e disa zyrave.
Autoritetet thonë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





