Një ngjarje e rëndë aksidentale është regjistruar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, ku një 59 -vjeçar është dëmtuar rëndë duke prerë dru.
59-vjeçari ka shkuar bashkë me djalin e tij, ndërsa gjatë prerjes së pemëve, prej sharrë i është kthyer mbrapsht një dru dhe e ka goditur në pjesën e barkut duke i shkaktuar hemorragji të brendshme.
I dëmtuari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore duke iu nënshtruar operacioneve nga bluzat e bardha. Policia po heton më tej për rrethanat e kësaj ngjarje.