Aksidentohet gjatë punës një djalë i ri i moshës 24 vjeç në Durrës.
Shtetasi E.H, banues në Durrës, sipas informacioneve që përcjell policia, është dëmtuar gjatë punës në ambientet e firmës ku punon në lagjen 14 (Shkozet).
Ai është transportuar në spitalin rajonal dhe aktualisht raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja është regjistruar ditën e shtunë, ndërsa uniformat blu i i kaluan materialet procedurale Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





